BallinaLajmeMICKOSKI PARALAJMËRON PERIUDHË TË VËSHTIRË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

MICKOSKI PARALAJMËRON PERIUDHË TË VËSHTIRË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

everia planifikon rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në Termoelektranat në Manastir dhe Osllomej, përmes sigurimit të qymyrit nga Kosova, si dhe rifillimin e punës së Termoelektarnës në Negotinë, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm gjatë dimrit, parandalimin e rritjes më të madhe të çmimit të rrymës dhe mbrojtjen e vendit nga goditja e çmimeve të energjisë në tregun evropian.Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë mund të arrin deri në 5 për qind, por qeveria po ndërmerr aktivitete që rritja eventuale të mos jetë më e madhe se kaq, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një brifing me gazetarët, ai shpjegoi se po përgatitet një model për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, i cili parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e Termocentralit në Manastir, kombinimin e tij me sasitë vendore dhe furnizime shtesë nga Greqia. Në plan është edhe aktivizimi i sërishëm i bllokut të tretë në termocentral.

Mickoski paralajmëroi se tregjet energjetike në Evropë po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve, ku energjia elektrike dhe gazi janë shtrenjtuar deri në tri herë. Sipas vlerësimeve të tij, në muajt e ardhshëm çmimi i energjisë elektrike mund të arrijë nga 350 deri në 400 euro për megavat-orë.

Për sigurimin e qymyrit nga Kosova tashmë po përgatitet një model logjistik, përmes të cilit do të mundësohet transporti i më shumë se 6.000 tonëve në ditë. Për realizimin e këtij operacioni parashihet angazhimi i mbi 200 kamionëve.

Procedura e tenderimit për transportin dhe deponimin e qymyrit është në zhvillim e sipër, ndërsa pritjet janë që të përfundojë deri në fund të muajit.

Mickoski vlerësoi se zhvillimet në tregun evropian të energjisë paraqesin rrezik serioz për inflacionin, por theksoi se Qeveria po ndërmerr masa për ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments