Jeton Shasivari nuk e përjashton shqipen vetëm nga provimi i Jurisprudencës. Ai paska vendosur ta përjashtojë edhe nga dhuratat zyrtare!
Ministri i Drejtësisë, homologes së tij nga Kosova, Donika Gërvalla, i dhuron një pllakë me Urën e Gurit të Shkupit, me mbishkrim në maqedonisht dhe anglisht, por pa gjuhën shqipe.
Paramendojeni ironinë: një ministër shqiptar, nga një shtet ku shqipja është gjuhë zyrtare, takon një përfaqësuese të Republikës së Kosovës, ku shqipja është gjuhë zyrtare, dhe mes tyre e vetmja gjuhë që mungon është SHQIPJA!
Kjo nuk është më gabim protokolli. Është çështje dinjiteti – përbuzje që përsëritet aq shpesh, sa vështirë të besohet se është rastësi.
P.S. Kush e di çfarë do të sjellë e ardhmja, por edhe sikur Komandanti Legjendar – Adem Jashari të ngrihej nga varri e ta lavdëronte, ky palaço politik nuk do të rehabilitohej dot për gjithë atë që po i bën shqipes
