www.telegrami.mk
BDI kurë mos ardh në pushtet, por VLEN një ditë e më përpara të ikë…. kritika mund të ndërtohet mbi një kontradiktë politike: nuk mjafton t’ia kërkosh kundërshtarit ndihmën për invalidët e UÇK-së; duhet të tregosh edhe vetë përgjegjësi dhe të japësh shembull.(nxirni si VLEN,një nënë me licencë.Vjosa Shabani..nga Tetova…me master ..farmaciste mr…. plus nënë me fëmijë ..e largoni nga puna, përndryshe vajzë e ish ushtarit të UÇK ..Ju në Vlen nuk skuqeni bile e llogaritët si trofe largimin nga puna …me 6 vite kontratë në MALMED ,e çfaj kishim se Artan Grubi luante rolin tuaj tash ?)


Bashkim Hasani, si përfaqësues i VLEN-it, mund të pyetet: nëse invalidët e UÇK-së janë vërtet prioritet, pse kjo çështje të trajtohet vetëm si akuzë ndaj BDI-së dhe jo edhe si obligim i institucioneve ku merr pjesë VLEN-i?
Humori në vjeshtë qenka më i ngrohtë se dielli! Por politika nuk duhet të jetë vetëm humor dhe akuza në Facebook.
Bashkim Hasani, para se t’i drejtosh gishtin BDI-së për 1.14 milionë eurot e garancisë së Përparim Bajramit, pse nuk e shtron të njëjtën pyetje edhe brenda VLEN-it?
Pse të mos ndërmerrni iniciativa konkrete që invalidët dhe ish-ushtarët e UÇK-së të mbështeten financiarisht edhe nga mundësitë dhe burimet buxhetore të institucioneve ku ju qeverisni?
Mos harroni se qytetarët nuk ju kanë dhënë përgjegjësi vetëm për të kritikuar gabimet e BDI-së, por edhe për të mos i përsëritur ato.
Invalidët e UÇK-së nuk duhet të jenë temë që kujtohet vetëm kur duhet goditur kundërshtari politik. Ata meritojnë dinjitet, përkujdesje dhe mbështetje konkrete, jo vetëm deklarata dhe retorikë patriotike.
Bashkim Hasani, më pak gishta të drejtuar nga të tjerët dhe më shumë përgjegjësi për atë që mund të bëni vetë. Sepse dallimi mes premtimit dhe përgjegjësisë matet me vepra, jo me statuse në Facebook.
Një saktësim i rëndësishëm: 1.14 milionë eurot janë garanci në pasuri të paluajtshme, jo para të paguara si dhuratë apo kontribut. Gjykata e ka pranuar për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në proces.
Të mos ngatërrohet procedura gjyqësore me ndihmën sociale për invalidët e UÇK-së…si ishte ajo hajduti kishte thënë e kam kapur një hajdut …po lëshoe …unë e lëshoj po ai nuk më lëshon….një …jeni…
www.telegrami.mk
Mesut Shabani

