Avioni i kompanië “Air Serbia” në fluturimin JU134, i cili këtë mbrëmje u nis nga aeroporti i Beogradit “Nikola Tesla” drejt Moskës, është detyruar të kthehet mbrapsht në Beograd.
Kjo ndodhi pasi, sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, u konstatua se Aleksandar Vulin nuk kishte kaluar kontrollin e sigurisë.
Siç mësohet, edhe pse Vulin nuk e kishte kaluar kontrollin e sigurisë, ai përsëri arriti të hipte në avion.Sipas të dhënave të siguruara, dyshohet se nekush e ka ndihmuar atë për ta bërë këtë.
Urdhrin për kthimin e avionit e dha drejtori i sigurisë korporative të Aeroportit të Beogradit, Milan Kuç, ish-pjesëtar i njësisë speciale “Kobra”. Ai vuri re në pamjet e kamerave të sigurisë se procedurat nuk ishin respektuar dhe se Vulin nuk i ishte nënshtruar kontrollit të sigurisë, duke urdhëruar menjëharë kthimin e menjëhershëm të mjetit fluturues.
Në bordin e avionit, sipas informacioneve jozyrtare, ndodheshin gjithashtu drejtori i “Srbijagas”, Dušan Bajatović, si dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popović.
.Avioni sipas medias serbe mund të ringrihet përsëri pas një kontrolli të detajuar dhe me një ekuipazh të ri. Gazetarët e Nova.rs tentuan të kontaktonin me Aleksandar Vulin, por ai fillimisht ishte i paarritshëm dhe më pas nuk u përgjigj në telefonata. Avioni ishte nisur nga Beogradi në orën 18:48 dhe është kthyer mbrapsht sapo kishte mbërritur në jug të Letonisë.
