BallinaLajmeSaranda Imeri ‘akuza’ bashkëshortes së Taravarit: I’a zuri vendin kandidates me notë...

Saranda Imeri ‘akuza’ bashkëshortes së Taravarit: I’a zuri vendin kandidates me notë mesatare 9.44 në UNT?

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka ngritur pikëpyetje lidhur me punësimin e Nora Taravarit, bashkëshortes së kreut të ASH-së, Arben Taravari, në Universitetin e Tetovës.

Ja postimi i saj:

Vazhdon saga e punësimit të bashkëshortes së Taravarit…

Në buletinin zyrtar të UNT-së, më poshtë gjendet ankesa e njërit prej kandidatëve që kanë konkurruar për të njëjtin vend pune.

Nga ajo që mund të lexohet në dokument, bëhet fjalë për një kandidate me notë mesatare 9.44 në tre ciklet e studimeve, 22 vite përvojë pune në fushën përkatëse dhe mbi 21 publikime shkencore.

Ndërkohë, ngrihen pikëpyetje serioze edhe për përbërjen e komisionit recensues. Sipas pretendimit të bërë në ankesë, në bazë të nenit 173 të Ligjit për Arsimin e Lartë, dy nga anëtarët duhej të ishin nga fusha përkatëse, në këtë rast shkencat politike.

Nga ana tjetër, kandidatja Nora Taravari ka përfunduar studimet në qershor 2026. Pra, sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për një kandidate pa përvojë universitare të mëparshme.

Dhe pastaj vjen pjesa më interesante: raporti i komisionit që e ka përzgjedhur.

Asnjë sqarim bindës se pse pikërisht ajo është zgjedhur dhe pse kandidatët e tjerë, me përvojë, rezultate akademike dhe publikime, janë lënë pas.

Nëse ky është standardi i “meritokracisë” dhe “parimeve” që na predikon Taravari, atëherë duket se kriteret paskan ndryshuar.

Kaq për meritokracinë. Kaq për parimet”, ka shkruar deputetja Saranda Imeri Stafai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments