BallinaLajmeMEPJ e Shqipërisë: Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

MEPJ e Shqipërisë: Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore për fitoren në Serbi, duke përkujtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës mbetet një përgjegjësi thelbësore.

Në reagimin zyrtar, diplomacia shqiptare pret një angazhim konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, si dhe hapa konkretë drejt marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore.

Shqipëria thekson gjithashtu rëndësinë e garantimit të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe kërkon angazhim konkret të Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.Po ashtu, MEPJ mirëpret rezultatin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, ku, sipas projeksioneve paraprake, dy mandate parlamentare janë në perspektivë.

“Ndryshimi politik duhet të krijojë mundësi të reja edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon. Shqipëria mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet që do të dalin nga ky proces zgjedhor, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, interesave të përbashkëta dhe angazhimit për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe të orientuar drejt së ardhmes evropiane”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments