BallinaLajmeLehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së...

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të pajisen me vizë elektronike turistike ose me vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Sipas njoftimit, Maqedonia e Veriut është përfshirë zyrtarisht në listën e shteteve, qytetarët e të cilave kanë të drejtë të aplikojnë për vizë elektronike turistike (e-Visa) ose të marrin vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Ministria vlerëson se lehtësimi i procedurave do të mundësojë udhëtime më të shpejta dhe me më pak burokraci për qytetarët, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, kjo masë pritet të kontribuojë në zhvillimin e shkëmbimeve turistike, zgjerimin e kontakteve afariste dhe forcimin e lidhjeve të përgjithshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments