Branko Triçkovski, njëri nga ideologët e LSDM-së, bëri thirrje që partia e tij ta mbështesë kandidatin e BDI-së, Arkin Jahiji, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Triçkovski shkroi në rrjetet sociale se LSDM-ja duhet të votojë për Jahijin, i cili në raundin e dytë do të përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
Në publikimin e tij, ai e arsyetoi këtë mbështetje si një mënyrë për ta mposhtur VMRO-DPMNE-në, duke përdorur edhe cilësime të ashpra politike ndaj kësaj partie.
Triçkovski vlerësoi se BDI-ja është „njëqind herë më maqedonase se VMRO-DPMNE-ja“, ndërsa shtoi se Jahiji është njeri i mirë dhe i aftë për ta zhvilluar Bërvenicën.
Në raundin e parë, kandidati i VMRO-DPMNE-së mori 38,9 për qind të votave, ndërsa Arkin Jahiji fitoi 28,4 për qind. Kështu, të dy kandidatët u kualifikuan për raundin e dytë.
Thirrja e Triçkovskit vjen pas rezultatit të dobët të kandidatit të LSDM-së, Jovica Radeski, i cili fitoi 706 vota

