BallinaLajmeJakup Huseini shkon në shtabin e AKI dhe i shtrin dorën e...

Jakup Huseini shkon në shtabin e AKI dhe i shtrin dorën e fitores Arkin Jahijit .

Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, ka shkuar në shtabin e AKI-së për t’i uruar Arkin Jahijit fitoren në garën për Komunën e Bërvenicës.

Ky i fundit me një epërsi prej 630 votave do të shkoj në balotazh me kundërkandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.

Shtirja e dorës midis tyre jep sinjale se Huseini do të përkrah Jahijin në raundin e dytë që do të zhvillohet më 1 nëntor.

Kandidati Arkin Jahiji ka falënderuar Jakup Huseinin për garën e zhvilluar në Bërvenicë, duke e cilësuar atë si korrekte, demokratike dhe evropiane.

Jahiji vlerësoi rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe të frymës demokratike gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se gara duhet të shërbejë si shembull i kulturës politike dhe i bashkëjetesës demokratike.

Falënderimi ndaj Jakup Huseinit vjen si mesazh për bashkëpunim, respekt dhe përgjegjësi politike, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi dallimet dhe rivalitetin zgjedhor.

Një garë demokratike nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me mënyrën se si zhvillohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments