BallinaLajmeZv/ministri i MASH-Driton Sulejmani: Provimi i jurisprudencës mbi 75 për qind do...

Zv/ministri i MASH-Driton Sulejmani: Provimi i jurisprudencës mbi 75 për qind do të jetë në shqip

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka bërë të ditur se mbi 75 për qind e Provimit të jurisprudencës për studentët do të mund të jepet në gjuhën shqipe.

Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Sulejmani ka thënë se është gjetur një zgjidhje që do t’ua lehtësojë dukshëm studentëve procesin e dhënies së këtij provimi.

“Ne kemi gjetur një zgjidhje që për momentin ua lehtëson dukshëm studentëve dhënien e Provimit të jurisprudencës, sepse nëse deri tash gjithë provimin e kanë dhënë vetëm në maqedonisht, tani mbi 75 për qind të provimit do ta japin në gjuhën shqipe”, deklaroi Sulejmani.

Sipas tij, kjo zgjidhje paraqet një ndryshim në mënyrën e dhënies së provimit, duke u mundësuar kandidatëve që pjesën më të madhe të tij ta zhvillojnë në gjuhën shqipe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments