BallinaLajmeMickoski sjell investim në regjionin e pellagonisë/ Investim i ri gjerman në...

Mickoski sjell investim në regjionin e pellagonisë/ Investim i ri gjerman në Manastir, paralajmërohen 2.000 punësime brenda katër viteve

Sot dërgojmë një mesazh të fuqishëm për të ardhmen e ekonomisë maqedonase!

Kompania „Kromberg & Schubert“ po nis një projekt të ri të madh investues në Manastir, me prodhimin e komponentëve automobilistikë për gjigantin gjerman „Audi“.

Ky është një tjetër konfirmim i besimit të investitorëve të huaj te Maqedonia, te fuqia punëtore e kualifikuar dhe te potenciali i industrisë vendase. Qëllimi ynë është i qartë: më shumë investime, më shumë vende pune, eksporte më të mëdha dhe standard më i mirë jetese për qytetarët.

2.000 vende të reja pune parashikohen të hapen gjatë katër viteve të ardhshme.

10.000 të punësuar gjithsej në kompaninë në Maqedoni, pas realizimit të projektit.

Mbi 3.000 tufa kabllosh automobilistikë në ditë është kapaciteti i planifikuar i prodhimit për një model të ri të „Audi“-t.

Mbi 400 milionë euro eksporte pritet të realizohen vitin e ardhshëm nga kapacitetet prodhuese të kompanisë në Maqedoni.

Paga mesatare mbi 80% më të larta për kuadrin me kualifikim të lartë, krahasuar me mesataren në Maqedoni, sipas të dhënave të paraqitura.

Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave! Ndërsa disa forca politike merren me përplasjet e përditshme, prioriteti ynë mbeten investimet, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës me paga të mira.

Maqedonia duhet të vazhojë të ndërtohet përmes punës, përgjegjësisë dhe rezultateve konkrete. Këtë presin qytetarët dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments