BallinaLajmeMinistri Ferati pret mysafirët nga SHBA, theksohet rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut

Ministri Ferati pret mysafirët nga SHBA, theksohet rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut

Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Lee Corder, znj. Paula Corder dhe znj. Elona Prroj. 

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes njerëzve dhe institucioneve.

Angazhimi i z. dhe znj. Corder dhe znj. Prroj në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve përbën një kontribut të çmuar në krijimin e lidhjeve të reja dhe promovimin e dialogut. Ky angazhim vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments