BallinaLajmeSHQIPËRIA ME “MINISTËR” NË BE/ Komisioner para anëtarësimit, “Dhurata” për vendet kandidate(...

SHQIPËRIA ME “MINISTËR” NË BE/ Komisioner para anëtarësimit, “Dhurata” për vendet kandidate( video)

Shqipëria mund të ketë një komisioner në BE përpara anëtarësimit të plotë, sipas një propozimi që po shqyrton Komisioni Europian. Plani synon t’u japë vendeve kandidate rol më të madh në institucionet europiane gjatë fazës së fundit të integrimit.Kjo mund të jetë një nga “dhuratat” e paketës së re të zgjerimit që Komisioni Europian po përgatit për vendet më të avancuara në rrugën drejt BE-së.

Euractiv, bazuar në dokumente të brendshme të Komisionit Europian, raporton se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të kenë komisionerin e tyre pasi të nënshkruajnë Traktatin e Anëtarësimit, por përpara ratifikimit të tij nga të 27 vendet anëtare.

Pra, vendi do të ishte në prag të anëtarësimit, por ende jo formalisht pjesë e Unionit.

Sipas dokumenteve, komisioneri mund të marrë pjesë në mbledhjet e Kolegjit të Komisionerëve për çështje të caktuara dhe të përfshihet në hartimin e legjislacionit europian.Nëse ideja miratohet, do të ishte një precedent: për herë të parë, një vend ende jo anëtar do të kishte komisionerin e tij në ekzekutivin e Bashkimit Europian.Por plani shkon edhe më tej.

Pas përfundimit të negociatave, vendet kandidate mund të dërgojnë vëzhgues në Këshillin Europian, madje potencialisht edhe drejtuesit e tyre politikë. Pas nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit, ato mund të kenë vëzhgues edhe në Parlamentin Europian.

E gjithë formula mbështetet tek ajo që Brukseli e quan “integrim gradual”: përfshirje hap pas hapi në BE, pa pritur anëtarësimin e plotë.

Kjo nënkupton më shumë akses në tregun e përbashkët dhe në programe europiane, nga SEPA dhe “Horizon”, te shërbimet digjitale, siguria kibernetike, teknologjia dhe energjia. Siguria dhe mbrojtja konsiderohen ndër fushat e para ku ky integrim mund të thellohet.

Pikërisht për afrimin gradual me Bashkimin Europian foli Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Tiranë, ndërsa Komisioni pritet të paraqesë më 6 tetor paketën e rishikimeve të politikave para zgjerimit, ku do të konkretizohet mënyra se si BE-ja përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments