Presim që deri në fund të vitit të jemi më të shkurtër për 6-7 miliardë nga ajo që planifikuam dhe për këtë arsye është e mundur që deri atëherë të kemi ribalanc të buxhetit, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të konviktit studentor të rikonstruuar “Stiv Naumov” në Shkup, Mickoski edhe një herë theksoi se inflacioni në Maqedoni është nën kontroll.
“Nuk do të thoja që inflacioni në vendin tonë ka një luhatje të madhe, për dy muaj me radhë ka qenë relativisht i kontrolluar dhe është nën mesataren evropiane. Do të shohim se si do të jetë në shtator. Çdo gjë nga 2 deri në 3 për qind është në kuadër të pritshmërive. Një sfidë serioze është pasiguria në lidhje me furnizimin e naftës dhe derivateve të naftës në botë, çmimet e bursës dhe masat që po zbatojmë si Qeveri për të mbajtur një nivel të ulët të çmimeve të karburanteve, më të ulëtin në Evropë dhe që do të na kushtojë si buxhet pothuajse pesë miliardë denarë vetëm në bazë të akcizës dhe për shkak të TVSH-së së reduktuar edhe një miliard më shumë. Prandaj po shqyrtohet mundësia e një ribalanci tjetër, por prioriteti ynë është të ruajmë standardin e jetesës së qytetarëve, të kontrollojmë nivelin e ulët të inflacionit dhe të ruajmë çmimin më të ulët të karburanteve jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Presim që deri në fund të vitit të jemi më të shkurtër për 6-7 miliardë nga ajo që planifikuam dhe për këtë arsye është e mundur që deri atëherë të kemi një ribalanc tjetër të buxhetit”, theksoi Mickoski.
