BallinaLajme“Pse nuk thoni se janë të pafajshëm?”/Haga përplas deputetetn Rina Ajdarin dhe...

“Pse nuk thoni se janë të pafajshëm?”/Haga përplas deputetetn Rina Ajdarin dhe Ministrin e Drejtësisë Jeton Shasivarin në Kuvend

Deklarata e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivarit, për aktgjykimin ndaj liderëve të UÇK-së nga ana e gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ishte temë e pyetjes së deputetes së BDI-së, Rina Ajdari. Ajo tha se me qëndrimin e tij, ministri ka bërë thirrje për pranimin paqësor të vendimit.“Pse sot nuk mund të thoni qartë dhe me zë të lartë se lufta ka qenë e drejtë dhe liderët e saj janë të pafajshëm, por fshiheni pas frazave burokratike dhe shkallëve të procedurës së ankesës? Për cilat interesa keni një qëndrim të tillë, pa pasur guxim ta mbroni të vërtetën? A mendoni se me këtë lojë fjalësh po i ikni përgjegjësisë morale apo do të vazhdoni të jeni ministër pa pasur besimin e qytetarëve, të cilët mendonin se i përfaqësonit?”, tha Ajdari.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, tha se deklarata e tij është shtrembëruar tërësisht dhe po keqpërdoret për manipulim politik dhe mbledhje të pikëve të lira politike. Ai sqaroi se deklarata e tij është bërë para publikimit të aktgjykimit dhe se i referohej faktit se, çfarëdo që të jetë vendimi, ekziston e drejta për ankesë.

“Të thuash se një vendim, i cili është qëndrim i komunitetit evropian dhe ndërkombëtar, duhet të respektohet, nuk do të thotë se pajtohesh me atë vendim, me përmbajtjen e vendimit, por kjo do të thotë të shfrytëzohet ankesa si mjet juridik. Edhe një herë më vjen keq që ju, me shtrembërime të ndryshme, me manipulime, përpiqeni të krijoni një opinion publik dhe shihet se nuk keni sukses në këtë”, deklaroi Shasivari.

Ministri Shasivari, në një postim në faqen e tij në Facebook, para publikimit të aktgjykimit, kishte shkruar se, çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, ndërsa palët kanë të drejtë ankese. Në këtë proces, në qendër duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike – shqiptarë, serbë, romë dhe të tjerë – si dhe të drejtat e çdo të akuzuari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments