BallinaLajmePolicia e Maqedonisë së Veriut liron ish-luftëtarin e UÇK-së

Policia e Maqedonisë së Veriut liron ish-luftëtarin e UÇK-së

Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Për lirimin e tij, ka shkruar vetë Pushkolli në “Facebook”.Sipas tij, Policia e Maqedonisë së Veriut e ka marrë në pyetje e më pas e ka liruar.

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. UÇK dje, liri sot”, ka shkruar Pushkolli.

Ndryshe, Fadil Pushkolli, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kishte bërë të ditur një ditë më parë se ishtë arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments