BallinaLajmeDy të arrestuar në Tetovë, dyshohet se ndërmjetësuan në prostitucion

Dy të arrestuar në Tetovë, dyshohet se ndërmjetësuan në prostitucion

Tetovë, 22 shtator – Të hënën mbrëma në ora 20:00 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, policia ka arrestuar personin M.C.(27) nga Tetova dhe 31-vjeçaren K.Z. nga fshati Bogovinë, me vendbanim në Tetovë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit” sipas nenit 191 të Kodit Penal.

Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa po atë mbrëmje, në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore e Tetovës, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të K.Z. në Tetovë. Me këtë rast, nga ajo janë konfiskuar një fishek dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments