BallinaLajmeBota​Shqipëria nënshkruan më 21 shtator marrëveshjet “Artemis” në selinë e NASA-s, SHBA:...

​Shqipëria nënshkruan më 21 shtator marrëveshjet “Artemis” në selinë e NASA-s, SHBA: Hap gjigant

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se Shqipëria do të shënojë një kapitull të ri më 21 shtator, duke nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjet Artemis në selinë qendrore të NASA-s në Uashington.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria bëhet zyrtarisht vendi i 73-të i globit që i bashkohet kësaj nisme ndërkombëtare vizionare për eksplorimin e sigurt dhe paqësor të hapësirës.

“Një hap gjigant për Shqipërinë! Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Marrëveshjet Artemis, të udhëhequra nga SHBA-ja dhe NASA në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, përbëjnë një kuadër parimesh praktike të bazuara në Traktatin e Hapësirës të vitit 1967.Ato synojnë të udhëheqin bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin civil hapësinor, me fokus të veçantë në rikthimin e njeriut në Hënë, përgatitjen e misioneve të ardhshme drejt Marsit dhe përdorimin e përgjegjshëm të hapësirës kozmike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments