BallinaLajmeMë mirë për Tetovën/VETURAT NË TROTUAR RREZIKOJNË FËMIJËT, ADOLESHENTËT NGA NARKOTIKËT, POLICIA...

Më mirë për Tetovën/VETURAT NË TROTUAR RREZIKOJNË FËMIJËT, ADOLESHENTËT NGA NARKOTIKËT, POLICIA TË MARRË MASA!…(video)

Në mbledhjen e 16 të Këshillit të Komunës së Tetovës, si pikë e dytë e rendit të ditës, u diskutua rreth raportit për gjysëmvjetorin e parë 2026 të SPB Tetovë, ku ishte i pranishëm edhe Komandanti i Stacionit Policor.

Sipas raportit kemi:

▪️21 vjedhje të rënda

▪️16 vepra – ndërtim pa leje

Konfiskim i lëndëve narkotike:

▪️1,18 kg marihuanë

▪️10,55 gram kokainë

▪️6,82 gram heroinë

▪️5,51 gram përzierje kafeinë & paracetamol

▪️9041 dënime në komunikacion

▪️323 aksidente në komunikacion

Këshilltari ynë Agron Arifi, kërkoi nga organet e rendit që të marrin masa për rritjen e sigurisë në disa lokacione brenda në qytet, në veçanti vendosjen e “policëve të shtrirë” afër shkollave nga Komuna, lirimin e trotuareve nga veturat që të parandalohen fatkeqësitë që mund të cenojnë sigurinë e fëmijëve. Gjithashtu, kërkuam të intensifikohen kontrollet dhe masat parandaluese në kuadër të luftës kundër përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të ardhmes së nxënësve tanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments