BallinaLajme “Nesër, po… / Ëndërro! Mickoski njësoj si para dy vite përsërit selamin...

 “Nesër, po… / Ëndërro! Mickoski njësoj si para dy vite përsërit selamin partive shqiptare / Pres fitore të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

www.telegrami.mk

analizë

Mickoski, njësoj si para dy vitesh, duket se po u përcjell sërish një mesazh partive shqiptare: “selam” para zgjedhjeve, ndërsa pas zgjedhjeve llogaritja bëhet ndryshe.

Të thuash se pret fitore të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë është krejt normale nga një kryeministër dhe lider partie. Por pyetja që mbetet është: a është kjo vetëm bindje për forcën e kandidatit të tij, apo një paralajmërim për partnerët shqiptarë se VMRO-DPMNE synon ta kontrollojë edhe këtë komunë?

Në një komunë ku garon edhe kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, deklarata e Mickoskit nuk mund të shihet vetëm si një përgjigje teknike ndaj gazetarëve. Ajo tregon qartë se VMRO-DPMNE hyn në garë për fitore dhe jo thjesht për pjesëmarrje.

Por historia e politikës në Maqedoninë e Veriut ka treguar se pas numërimit të votave fillojnë pazaret politike. Prandaj, nëse Mickoski sot pret fitore të partisë së tij në Bërvenicë, vlen të kujtohet se edhe partitë shqiptare kanë votuesit e tyre dhe nuk janë vetëm numra që aktivizohen kur u nevojiten partnerëve maqedonas.

Në fund, qytetarët e Bërvenicës duhet të vendosin mes kandidatëve dhe programeve, jo sipas “selamit” që u dërgohet nga Shkupi. Fituesi duhet të jetë ai që merr besimin e qytetarëve, jo ai që ka bërë marrëveshjen më të mirë politike pas zgjedhjeve...

Mickoski: Pres fitore të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë.

Deklaratë e fortë. Por sa më shumë që Mickoski flet për fitore, aq më shumë lind pyetja: pse Bërvenica po merr një peshë kaq të madhe politike?

Para dy vitesh, Mickoski fliste nga një pozitë shumë më e fuqishme. Sot situata nuk është e njëjtë. Qeveria ka kaluar nga entuziazmi i fushatës te përgjegjësia e pushtetit, ndërsa VLEN-i po përballet me pyetjen që rëndon mbi çdo koalicion: çfarë solli realisht për votuesin shqiptar?

Dhe pikërisht këtu Bërvenica mund të bëhet më shumë se një zgjedhje lokale.

Nëse VMRO-DPMNE është kaq e sigurt për fitoren, atëherë pse ekziston gjithë kjo nervozë politike rreth Bërvenicës?

Pse BDI po e përcjell me kaq vëmendje këtë garë? Dhe pse në opinion po qarkullojnë dyshime se mund të ketë ndonjë mirëkuptim politik VMRO–BDI për këtë komunë?

Nuk ka prova publike që një marrëveshje e tillë ekziston. Por politika nuk jeton vetëm nga marrëveshjet e shkruara; ajo jeton edhe nga interesat që shihen në terren.

Bërvenica mund të tregojë shumë.

Nëse VMRO-DPMNE fiton, Mickoski do ta shesë rezultatin si dëshmi se pushteti i tij ende ka forcë. Nëse rezultati nuk shkon sipas pritshmërive të tij, atëherë Bërvenica mund të bëhet sinjali i parë se forca politike e vitit 2024 nuk është më e njëjta në vitin 2026.

Edhe VLEN-i ka çfarë të humbë.

Sepse nëse një parti shqiptare hyn në garë si pjesë e pushtetit qendror, por nuk arrin të bindë elektoratin shqiptar në një komunë me shumicë shqiptare, pyetja nuk është vetëm kush fitoi komunën.

Pyetja është: ku shkoi vota shqiptare dhe pse?

Dhe këtu nis skenari më interesant.

Nëse Bërvenica shndërrohet në një test të madh politik, rezultati mund të përdoret jo vetëm për komunën, por edhe si sondazh politik për zgjedhjet e ardhshme.

Prandaj deklarata e Mickoskit se “pret fitore” duhet lexuar me kujdes.

Ndoshta nuk është vetëm paralajmërim për një fitore.

Ndoshta është edhe një përpjekje për ta bindur opinionin se fitorja është e sigurt.

Sepse në politikë, kur je vërtet i sigurt, nuk ke gjithmonë nevojë ta përsërisësh kaq shumë.

Dhe nëse Bërvenica kthehet në një sinjal për zgjedhjet e ardhshme, atëherë pyetja tjetër është edhe më e madhe:

A po shkojmë drejt një viti 2027 me zgjedhje të parakohshme parlamentare?

A mund të ketë marrëveshje me BDI-në…Mickoski më ndihmo në Bërvenicë shkojmë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare 2027 ,pastaj BDI do akuzojë Vlenin për tradhëti…ndërsa Mickoski do i fërkojë duart …do i ngulite të dyja BDI nuk i jep zgjedhje …VLEN-in do e mbajë në Qeveri …dikur thonin pali-vali punë turqësh…tash pali-vali punë shqiptarësh për karrike

Në fund, Bërvenica mund të mos jetë thjesht një komunë që zgjedh kryetarin.

Mund të jetë vendi ku matet për herë të parë realisht sa ka mbetur nga forca e Mickoskit, sa vlen VLEN-i dhe sa e ka ende fuqinë politike BDI-ja.

www.telegrami.mk

====================================================

lajmi aktiv që qarkullon

========================================================

P.S Në fillim të viteve 1970 kur Enti për Punsim në Tetovë dërgonte puntorë direkt në punë në Gjermani…fjalinë e parë që nuk e hiqëshin nga përdorimi bashkëvendësit e mi ishte shprehja duale MALO-MORGEN…MALO (sllavisht -pak ) MORGEN (gjermanisht nesër )  “Nesër, po… / Ëndërro Mickoski !

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments