BallinaLajmePendarovski: Pentagoni pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Pendarovski: Pentagoni pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

“Pentagoni kishte bërë një vlerësim se shkëmbimi i njerëzve dhe territoreve ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe, ndërsa ndarja e Shkupit do të shkaktonte humbjet më të mëdha në njerëz.”

Këtë dëshmi e ka pohuar tre vite më parë ish-presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për „Fokus“.

Ai gjatë konfliktit të 2001, ishte një nga zëdhënësit e MPB-së, ndërsa më pas këshilltar për siguri kombëtare i presidentëve Branko Cërvenkovskit dhe Boris Trajkovskit.

Sipas Pendarovskit,  arsyeja kryesore për dështimin ose mosrealizimin e idesë për ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001 ishte kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar.

“VMRO-DPMNE në vitin 1993 ishte kundër hyrjes sonë në OKB me referencën. Edhe sot ajo parti thotë se nuk na duhej as Marrëveshja Kornizë, edhe pse e nënshkroi. A mendon dikush se, nëse nuk do të hynim në OKB, sot do të ishim shtet i pavarur? A mendon dikush se do të ishte më mirë nëse do të vendosnim për zgjidhje ushtarake në vitin 2001, kur pak mungonte që të hynim në një luftë totale dhe të kishim kufi te Grupçini? VMRO-DPMNE sot po bën të njëjtin gabim me BE-në, si në vitin 1993 dhe 2001. Sipas dëshmive të disa prej aktorëve, pala tjetër e kishte refuzuar atë ide për ndarje, sepse nuk dëshironte të merrte një territor aq të vogël. Sipas meje, vendimtar ishte kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar. Pentagoni kishte bërë një vlerësim se shkëmbimi i njerëzve dhe territoreve ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe, ndërsa ndarja e Shkupit do të shkaktonte humbjet më të mëdha në njerëz, pasi përqendrimi më i madh i shqiptarëve jeton në Shkup, mbi 100 mijë”, kishte deklaruar Pendarovski në një intervistë për „Fokus“ në vitin 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments