Deputetja britanike, Alica Kearns, e ka shpërndarë një postim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në X, i cili reagoi pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se po e shqyrtojnë devijimin e rrjedhës së lumit Ibër.
Në një postim të gjatë në X, Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë dhe se mbështetja e Tiranës për Kosovën nuk ka nevojë për narrativën e një “Shqipërie të Madhe”.
Sipas kryeministrit shqiptar, Kosova është një shtet më vete dhe shqiptarët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me institucionet dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen.”Kjo është diplomaci”, shkroi Kearns në X, duke shpërndarë reagimin e Ramës.
This is diplomacy. https://t.co/k1bVBaTkV0
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 11, 2026
