Ajo që duhej të ishte një derbi i madh në startin e kampionatit të ri të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, u kthye në një leksion futbolli nga mysafirët, të cilët triumfuan futbollistët e SHKËNDIJËS me rezultat 0:2 në Arenën e Shkupit.Pas një pjesë të parë të qetë dhe pa raste serioze nga të dyja palët, ndeshja u vendos në pjesën e dytë falë lëvizjeve taktike të skuadrës tetovare. Heroi i takimit ishte Fabrice Tamba, i cili hyri nga stoli dhe realizoi të dy golat e fitores, i pari nga të cilët erdhi në minutën e 55-të pas një asistimi të shkëlqyer nga Ndzengue. Vardari provoi të përgjigjej menjëherë me anë të Pires, por portieri Amzai reagoi në mënyrë fantastike. Në vijim Shkëndija mori kontrollin e plotë, krijoi edhe disa raste të pastra shënimi, ndërsa iu anulua edhe një gol i tretë për pozitë jashtë loje. Me këtë performancë dominante, tetovarët morën tri pikët e para të sezonit dhe dërguan një mesazh të qartë që në xhiron e parë.
Skena të pakëndshme u regjistruan pas përfundimit të kryendeshjes mes Vardarit dhe Shkëndijës nga Tetova, menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.Në qendër të incidentit u përfshinë disa futbollistë të të dyja skuadrave.
Sipas raportimeve, një rol kryesor në përplasjen e krijuar pati lojtari i Vardarit, Castaneda, i cili u përfshi në një debat me një futbollist të ekipit mysafir.
Situata u tensionua shumë shpejt.Lojtarë të tjerë të të dyja skuadrave u afruan me vrap dhe në fushë shpërtheu kaos. Në incident u përfshinë edhe disa persona që nuk ishin pjesë e stafit apo e skuadrave.
Tashmë pritet që Komisioni Disiplinor të shqyrtojë pamjet dhe raportet zyrtare të ndeshjes. Në varësi të përgjegjësisë së secilit të përfshirë, mund të pasojnë pezullime dhe gjoba.
Shkëndija e Tetovës ka treguar lojë të madhe në stadiumin “Tudor Proeski” në Shkup, duke e shokuar me rezultat 2:0 kampionin e Maqedonisë së Veriut, Vardarin e Shkupit.
https://www.facebook.com/watch/?v=1764086834603676
