Njësia Territoriale e Zjarrfikjes në Strugë ka pranuar donacion prej 41 kompleteve profesionale rezistente për fikjen e zjarreve nga bashkëvendasi Qëndrim Kala, i cili jeton dhe punon në Zvicër.Sipas njoftimit të Komunës së Strugës, Kala, i cili është edhe vullnetar në njësinë e zjarrfikjes në komunën e Urdorfit në Zvicër, e realizoi donacionin në shenjë mbështetjeje për kolegët e tij në vendlindje.
