BallinaLajmeMPB: Në korrik janë regjistruar 20.976 shkelje të rregullave në trafik në...

MPB: Në korrik janë regjistruar 20.976 shkelje të rregullave në trafik në Maqedoni

Në periudhën prej 01.07.2026 deri më 31.07.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të realizuara nga zyrtarët policorë të të gjitha sektorëve të punëve të brendshme nëpër rrugët e vendit, nga gjithsej 20.976 urdhërpagesa të lëshuara, 4.241 shkelje u referohen shoferëve të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, njoftojnë nga MPB.

“Të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit kanë qenë 496 persona, prej të cilëve 81 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 373 për ngasje pa patentë shoferi, 25 për shkak të ndalesës së shqiptuar paraprakisht për drejtim të automjetit motorik, tre për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara në vendbanim, 13 për ngasje met shpejtësi më të madhe se e lejuara jashtë vendbanimit dhe një person për ngasje në drejtim të ndaluar.
Në të njëjtën periudhë janë sekuestruar 332 automjete në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal.Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë muajit korrik janë regjistruar 4.694 shkelje për parkim të parregullt, si dhe 430 sanksione për ngasje nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, janë sanksionuar 2.073 drejtues të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, janë sanksionuar 1.829 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Sipas Ligjit për Automjetet, 299 automjete janë larguar nga qarkullimi sepse ishin të paregjistruara, ndërsa 125 për shkak të parregullsisë teknike. Janë sanksionuar edhe 44 shoferë për shkak të mosplotësimit të kushteve të parapara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folitë)”, thonë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojmë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments