0.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi: NATO nuk është fundi i historisë sonë, por këtu fillon...

Afrim Gashi: NATO nuk është fundi i historisë sonë, por këtu fillon një rrugë e re

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, tha se duhet të shfrytëzohet ky moment që të ndërtohen lidhje të reja të kohezionit.

“Sot ne deputetët dhe gjithë qytetarët ndodhemi para një akt të kryer, për anëtarësimin e vendit në NATO. Për arritjen e këtij qëllimi, maqedonasit kanë bërë kompromis të hidhur dhe ne do të vazhdojmë të ushqejmë empati për maqedonasit. Duhet të shfrytëzojmë këtë moment që në të ardhmen të ndërtojmë lidhje të reja të kohezionit. Të gjithë etnitë duhet të fillojmë të ndjejmë shtetin si të veti dhe shteti duhet të jetë i barabartë me të gjithë. Raportet mes maqedonasve dhe shqiptarëve janë shumë të rëndësishme për shtetin, por ne nuk duhet të ndalemi këtu, duhet të kultivojmë raporte të mira edhe me etnitë e tjera”, ka thënë Afrim Gashi.

Ai tha se “NATO nuk është fundi i historisë sonë, por këtu fillon rruga drejt një historie të re, prandaj ju ftoj që këtë ta bëjmë së bashku”.S

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments