BallinaLajmePolicia gjeti kokainë në Shkup, e kishin fshehur brenda një arushi prej...

Policia gjeti kokainë në Shkup, e kishin fshehur brenda një arushi prej pelushi për foshnja

Zyrtarët policorë nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme, në bashkëpunim me zyrtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, sot kanë kryer kontroll në një shtëpi dhe objekte të tjera në pronësi të S.B. (23) nga fshati Bërst, rajoni i Shkupit.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine, e cila ishte fshehur brenda një arushi prej pelushi për foshnja. S.B. është arrestuar dhe është ndaluar në Stacionin Policor Gazi Babë, nën dyshimin për veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.

foto nga AI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments