BallinaOpinionKoment: TetovaSot/ Dy vite PDSH në pushtet dhe dy vite VLEN në...

Koment: TetovaSot/ Dy vite PDSH në pushtet dhe dy vite VLEN në pushtet: Ndryshimi mes fuqisë politike dhe rolit në qeverisje

Që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991, shqiptarët kanë kaluar nëpër faza të ndryshme politike. Nga Partia për Prosperitet Demokratik, te PDSH-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera shqiptare si BESA, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, pjesëmarrja në pushtet ka qenë një nga çështjet kryesore të politikës shqiptare, e deri sot ku në pushtet është koalicioni VLEN së bashku me VMRO-DPMNE-në.

Sot do të bëjmë një krahasim mes dy periudhave. Dy viteve të qeverisjes së PDSH-së me VMRO-në e Nikolla Gruevskit dhe dy viteve të qeverisjes së VLEN-it me VMRO-në e Hristijan Mickoskit.

Nëse bëhet krahasimi i fuqisë politike PDSH–VLEN, me numra i bie se PDSH-ja ka pasur rreth 80% të fuqisë së saj në pushtet, krahasuar me rreth 20% të fuqisë që VLEN-i e ka sot në pushtet.

Në kohën e PDSH-së, shqiptarët që qeverisnin në pushtet si ministra, zëvendësministra, drejtorë institucionesh apo edhe udhëheqës sektorësh ishin të barabartë me ata maqedonas. Një zëvendësministër ishte i barabartë me një ministër të VMRO-së, ndërsa një zëvendësdrejtor ishte i barabartë me një drejtor të VMRO-së.

Ndërsa sot, një zëvendësministër apo një zëvendësdrejtor i VLEN-it është një kukull përballë një ministri apo një drejtori të VMRO-së.

Sot, një zëvendësdrejtor i VLEN-it apo një zëvendësministër ose nuk shkon fare në punë, ose shkon vetëm për të humbur kohën, ndërsa në kohën e PDSH-së zëvendësdrejtori kishte fuqi të vendoste për pjesën shqiptare, ndërsa drejtori i VMRO-së për pjesën maqedonase.

Kjo ndarje ishte si pasojë e fuqisë politike të PDSH-së dhe Menduh Thaçit përballë një fuqie të madhe të dyshes Gruevski–Mijallkov.

Sot, kur VLEN-i bashkëqeveris me VMRO-në, numri i punësimeve është 100 për maqedonasit dhe zero për shqiptarët, ndërsa në kohën e PDSH–VMRO-së ishte diku 60 me 40 ose 70 me 30.

Asnjë institucion shtetëror në kohën e PDSH-së nuk ka pasur forcë që të ndalojë punësimin e shqiptarëve dhe rezultati të jetë 100 me zero, por gjithmonë punësimet janë bërë në proporcion 60 me 40, 70 me 30 ose 80 me 20. Asnjëherë nuk ka qenë si sot 100 me zero për shqiptarët.

Në aspektin arsimor, në kohën e PDSH-së është krijuar Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ndërsa sot, në kohën e VLEN-it, jo që mund të krijohet një institut shqiptar, por ekziston shqetësimi se edhe ato që ekzistojnë mund të rrezikohen me mbyllje.

Në kohën e PDSH-së, në vitet 2006–2008, është bërë zgjerimi i fakulteteve të Universitetit të Tetovës, gjegjësisht në shkencat humane dhe në drejtime të tjera. Sot, jo vetëm që nuk po bëhet zgjerimi, por ekziston shqetësimi se shumë drejtime mund të rrezikohen të mbyllen në UT. Këto janë fakte, janë rezultate dhe dokumente që çdo shqiptarë i sheh i ndjenë dhe i përjeton.

Një gjë duhet të jetë e qartë se shqiptarët nuk duhet të harrojnë fuqinë politike të partive shqiptare në qeverisjet e tyre dhe avancimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Sa më shumë që ua rikujtojmë sot shqiptarëve këto procese, aq më shumë mund të rritet presioni dhe të fitojnë sërish shqiptarët. Sot duhet tua themi hapur atyre që janë në pushtet. Çka keni bërë për shqiptarët, a keni çuar një proces para apo të paktën mos toleroni që të rikthehen pas.

Por një realiteti i hidhur është se që nga viti 2008 kanë kaluar gati 20 vite, ndërsa sot shqiptarët janë më të pafuqishëm se pas vitit 2001 e jo pas 2008.

Të jesh pjesë e qeverisë nuk do të thotë automatikisht të kesh ndikim. Fuqia matet me atë se sa mund të vendosësh, sa institucione mund të krijosh, sa njerëz mund të avancosh dhe sa mund t’i mbrosh interesat e qytetarëve që të kanë votuar.

Sepse pushteti nuk matet vetëm me numrin e ministrave dhe zëvendësministrave. Pushteti matet me ndikimin real që ke në vendimmarrje. E VLEN-i sot as ka pushtet, as mund të vendos diçka e as mund të presin shqiptarët më shumë. Andaj nesër duhet të mendohet çdo shqiptarë se kujt ia beson votën që nesër të ndjhesh krenarë ose i turpëruar!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments