BallinaLajme5450 vende të lira dhe disa programe të reja studimore në konkursin...

5450 vende të lira dhe disa programe të reja studimore në konkursin e Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Tetovës ditë më parë e ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë dhe në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2026/2027, duke ofruar 5450 vende të lira në të gjitha njësitë akademike. Krahas programeve ekzistuese, këtë vit Universiteti vjen me një ofertë të zgjeruar akademike, duke prezantuar një sërë programesh të reja studimore, të hartuara në përputhje me zhvillimet bashkëkohore të tregut të punës dhe nevojat e shoqërisë. Risia e këtij viti është hapja e disa programeve të reja studimore, të akredituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.Në ciklin e parë , ofertës akademike i shtohen: Investigim dhe Kontroll Financiar dhe Shpedicion dhe Sigurim – Fakulteti Ekonomik; Ndërtimtari – Infrastrukturë Rrugore dhe Dizajn dhe Enterier në Arkitekturë – Fakulteti i Shkencave të Zbatuara.

Ndërkaq, në ciklin e dytë, në kuadër të Fakultetit Filozofik, Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore dhe Fakultetit Pedagogjik, hapen programet: Sociologji (60 dhe 120 ECTS); Kultura dhe Religjioni (60 ECTS); Psikologji e Këshillimit me Psikoterapi (60 dhe 120 ECTS); Psikologji Sociale (60 dhe 120 ECTS); Filozofi Bashkëkohore (120 ECTS); Shkenca e të Dhënave (60 ECTS); Kimi e Mjedisit (60 ECTS); Shkenca e Materialeve (60 ECTS); Logopedi dhe Dëmtime në Dëgjim (120 ECTS).

Përmes këtyre programeve, Universiteti i Tetovës synon të përgatisë kuadro me kompetenca profesionale, në fusha që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Të gjitha detajet mbi programet studimore, kuotat, kriteret e pranimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe kalendarin e regjistrimeve janë të përfshira në konkursin zyrtar të Universitetit të Tetovës: https://unite.edu.mk/konkurs-per-regjistrim-2026-27-cikli-i/, https://unite.edu.mk/konkurs-per-regjistrim-2026-27-cikli-ii/ .
Kandidatët aplikojnë fillimisht në mënyrë elektronike përmes platformës https://unite.edu.mk/apply/, ndërsa më pas e dorëzojnë dokumentacionin në administratën e fakultetit përkatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments