BallinaLajmePër sefte / Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ,që do të kthente...

Për sefte / Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ,që do të kthente besimin në drejtësinë,nuk ka pse pret të nisë rinovimin e procedurës së ekstradimit të Nikolla Gruevskit ?(pj. 2)

www.telegrami.mk

Në aspektin juridik, fakti që Nikolla Gruevski ka edhe shtetësi hungareze nuk e pengon Ministrinë e Drejtësisë që të iniciojë ose të rinovojë procedurën e ekstradimit. Ministria ka detyrim të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Maqedonisë së Veriut. Nëse Hungaria e refuzon kërkesën për shkak të shtetësisë ose arsyeve të tjera ligjore, kjo është çështje e autoriteteve hungareze, jo arsye që pala maqedonase të mos veprojë.

Argumenti qëndron

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari nuk duhet të presë pafundësisht “kompletimin e dokumentacionit”, por të iniciojë menjëherë procedurën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit. Ekzistenca e shtetësisë hungareze nuk e çliron Ministrinë nga obligimi për të kërkuar zyrtarisht ekstradimin. Në një shtet të së drejtës nuk mjafton të thuhet se “po mblidhen dokumentet”, kur bëhet fjalë për një ish-kryeministër të dënuar me vendime të formës së prerë. Nëse Hungaria do ta refuzojë kërkesën për shkak të shtetësisë ose statusit të tij, përgjegjësia bie mbi autoritetet hungareze. Por nëse Shkupi nuk e dërgon fare kërkesën, atëherë përgjegjësia është e vetë Ministrisë së Drejtësisë. Sundimi i ligjit nuk matet me deklarata, por me veprime konkrete.

www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments