BallinaLajmeMë mirë për Tetovën:Bilall Kasami do ta privatizojë ndërmarrjen e parkingjeve

Më mirë për Tetovën:Bilall Kasami do ta privatizojë ndërmarrjen e parkingjeve

Agron Arifi nga Më Mirë për Tetovën, ka akuzuar pushtetin lokal të udhëhequr nga Bilall Kasami se po tenton të miratojë në heshtje vendime që, sipas tij, dëmtojnë interesin publik të qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Në një konferencë për media, Arifi tha se derisa debati publik është përqendruar te çështja e emrave të rrugëve, shumica në Këshillin Komunal po përgatitet të sjellë vendime të rëndësishme për menaxhimin e hapësirave publike.

“Në zhurmën e BDI-së për emrat e rrugëve, pushteti lokal në krye me Bilall Kasamin dhe shumica në Këshill po tentojnë të kontrabandojnë në heshtje disa vendime të rëndësishme për qytetin e Tetovës”, deklaroi Arifi.

Sipas tij, në seancën e ardhshme të Këshillit Komunal synohet që rrugët dhe trotuaret në lagje të caktuara të Tetovës t’u jepen kompanive private përmes koncesionit ose partneritetit publiko-privat, duke krijuar, siç tha ai, konkurrencë të padrejtë ndaj Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”.

Arifi kërkoi përgjigje nga kryetari Kasami se pse kjo ndërmarrje publike po përballet me humbje dhe ngriti dyshime se situata mund të përdoret për të justifikuar përfshirjen e sektorit privat.

“Kasami duhet të përgjigjet pse NP Parkingu i Qytetit del me humbje. A është e qëllimshme kjo për të arsyetuar ndonjë biznes me privatin, gjë që do ta dërgonte ndërmarrjen në humnerë, njëjtë si NPK Tetova, e cila aktualisht i ka punëtorët me katër paga minus”, tha Arifi.

Ai u bëri thirrje këshilltarëve të shumicës VLEN-VMRO që të heqin dorë nga, siç e quajti ai, “shitja e pronës publike të qytetit”, duke paralajmëruar se do të mbahen mend për këto vendime.

Në fund, Arifi i drejtoi një pyetje kryetarit të Tetovës lidhur me menaxhimin e pronës publike.

“A është haram apo hallall shitja e pasurisë publike që konsiderohet vakëf për qytetarët?”, tha ai, duke shtuar se, sipas tij, “asnjë asfalt nuk mund ta mbulojë turpin e tregtisë me pasurinë publike dhe goditjen e xhepit të qytetarëve”.

youtube.com/watch?v=uPNTHUHWVjs&source_ve_path=OTY3MTQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fportalb.mk%2F

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments