Gënjeshtrat e Mickoskit se Maqedonia është ekonomia e tretë në Evropë i ka demantuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Maqedonia, në pesë vitet e ardhshme, nuk do të jetë ndër pesë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë.
Në raportin e fundit, FMN-ja parashikon se ekonomia maqedonase deri në vitin 2031 do të ketë një rritje mesatare prej 3%.
Para nesh renditen Shqipëria me rritje prej 3,19%, Moldavia, Serbia me 3,5%, Ukraina, Kosova me 3,95%, ndërsa në vendin e parë është Malta me një rritje ekonomike prej 3,96%.
Kjo është e vërteta. Gënjeshtrat e Mickoskit se Maqedonia është lider ekonomik në Evropë nuk kalojnë më.
E vërteta është se ekonomia maqedonase ndodhet në një gjendje katastrofale.
Me Mickoskin, ekonomia do të vazhdojë të fundoset dhe qytetarët do të përballen me një jetë edhe më të vështirë dhe më të shtrenjtë.
Rritja e deficitit buxhetor nga 3% në 4,1% është vetëm një derë e hapur për borxhe të reja e të shtrenjta mbi kurrizin e qytetarëve.
Inflacioni e ka gërryer fuqinë blerëse të qytetarëve, duke i sjellë ata në prag të varfërisë.
Ndërkohë, qeveria, me inflacionin e korrigjuar në 4,5%, pranon se qytetarët i pret një jetë edhe më e shtrenjtë dhe më e vështirë.
Borxhi i brendshëm po rritet në 39 miliardë denarë, ndërsa ai i jashtëm në 101 miliardë denarë. Kjo do të thotë se deri në fund të vitit, borxhi publik do të tejkalojë 61,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Për vetëm dy vjet, kjo qeveri ka krijuar një borxh të ri prej 2,5 miliardë eurosh, duke e çuar nivelin e borxhit publik në gati 11 miliardë euro.
Dhe këto nuk janë para për masa në favor të qytetarëve, për një pagë minimale prej 600 eurosh apo për projekte kapitale – këto janë para për tenderët kriminalë të Mickoskit dhe organizatës së tij kriminale, VMRO-së.
Ministrja e Financave kishte paralajmëruar se shumë vende evropiane mund të falimentonin. Me këtë ritëm të huamarrjes, për fat të keq, edhe Maqedonia po shkon drejt falimentimit.
Me këtë pushtet, Maqedonia rrezikon të mbetet në fund, jo sepse nuk ka potencial, por sepse kjo qeveri nuk ka strategji zhvillimore.
Shkurtojnë shpenzimet kudo, përveç luksit të tyre. Në vend të investimeve, reformave dhe rritjes ekonomike, prioritet janë tenderët kriminalë, punësimet partiake dhe shpërdorimi i parave të qytetarëve.
Çmimin e këtyre rrëfimeve joreale të Mickoskit po e paguajnë qytetarët, me xhepa bosh dhe me një jetë që po bëhet çdo ditë e më e rëndë.
