Në Maqedoninë e Veriut numri i lindjeve nuk është i shpërndarë në baraspeshë në të gjithë rajonet, pasi në zonat urbane kemi 60.2 përqind të lindjeve, ndërsa në rajonin e Shkupit kemi 41.6 përqind, ndërsa në rajonin e Lindjes vetëm 6.1 përqind.
“Shtimi natyror i popullsisë është negative dhe në zonat urbane me -3 367 banorë, kurse në zonat rurale -1 070 banorë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në zona urbane kemi 9 535 lindje, ndërkohë janë regjistruar 12 902 vdekje. Në të njëjtën kohë, në zona rurale kemi 6 315 lindje e 7 385 vdekje.
