BallinaLajmeBotaTrump: Evropa nuk ishte pranë nesh gjatë konfliktit me Iranin.

Trump: Evropa nuk ishte pranë nesh gjatë konfliktit me Iranin.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar disa aleatë evropianë të NATO-s, duke i akuzuar se nuk i mbështetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë përballjes me Iranin.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump tha se SHBA-ja ka shpenzuar për vite me radhë shuma të mëdha për mbrojtjen e Evropës, por se disa partnerë kryesorë nuk iu përgjigjën thirrjes së Uashingtonit gjatë konfliktit me Iranin.

“U kërkuam të vinin dhe nuk ishin aty për ne”, deklaroi Trump duke veçuar Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italianë.

Megjithatë, Trump nuk sqaroi se çfarë lloj mbështetjeje kishte kërkuar konkretisht nga këto vende.

Presidenti amerikan gjithashtu hodhi dyshime mbi angazhimin e ardhshëm të SHBA-së për sigurinë evropiane.

Ai tha se Uashingtoni shpenzon çdo vit shuma të mëdha për mbrojtjen e vendeve evropiane nga Rusia dhe paralajmëroi se SHBA-ja mund të jetë më pak e gatshme të ndihmojë aleatët nëse ata nuk tregojnë mbështetje reciproke.

Komentet e presidentit amerikan vijnë në prag të vizitës në Uashington të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili pritet të zhvillojë takime me presidentin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga e marta deri të enjten.

Deklaratat e Trump pritet të shtojnë debatet mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin e NATO-s në ndarjen e përgjegjësive të sigurisë mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments