Koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari gjatë seancës së sotme parlamentare pyetje deputetësh ka shprehur shqetësim për mos pjesëmarrje të zëvendëskryeministrit Bekim Sali në këtë seancë ndërsa i kërkoi kryeparlamentari Gashi që pyetja e saj ti dorëzohet në gjuhën shqipe ashtu siç parashtrohet dhe jo në gjuhën maqedonase ashtu siç ju dorëzua ministrit, Azir Aliu. Ajdari më tej në pyetjen e saj drejtuar Bekim Sali pyeti nëse zëvendëskryeminsitri është i njoftuar se Parlamenti Evropian ka miratuar amandamentin me të cilin u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe zbatimit praktik të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.; si dhe a do t’i mer parasysh porositë e Brukselit?, shkruan Top24
