BallinaLajmeGjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Komunës së Tetovës për emrat e rrugëve

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Komunës së Tetovës për emrat e rrugëve

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka miratuar vendim me të cilin i abrogon emrat e rrugëve të miratuar në vitin 2007 nga Këshilli i Komunës së Tetovës. Vendimi është miratuar me 5 vota “për”, ndërsa dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai i turk kanë votuar “kundër”.

Iniciativa në Kushtetuese ishte dorëzuar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945, duke theksuar se Këshilli i Tetovës i ka ndryshuar emrat pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me Ligjin për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, i cili ishte miratuar në vitin 2004 në Kuvend.

Vendimi nga Këshilli i Tetovës ishte miratuar në vitin 2007, kur në krye të Komunës ka qenë Hazbi Lika nga BDI, ndërsa në Qeveri ka qenë PDSH-ja. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments