BallinaLajmeËshtë gjetur dhe arrestuar autori që sot dogji dy automjete para Ambasadës...

Është gjetur dhe arrestuar autori që sot dogji dy automjete para Ambasadës së Bullgarisë

Menjëherë pas denoncimit për zjarrin në dy automjete zyrtare në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, sot (15.06.2026) në ora 12:13, SPB Shkup ndërmori masa dhe aktivitete intensive për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra, në një periudhë të shkurtër kohore u identifikua dhe u gjet personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se e ka kryer veprën. Bëhet fjalë për I.D. (44) nga Shkupi, i cili është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.Gjatë veprimeve të ndërmarra është gjetur edhe veshja që personi kishte veshur në momentin e kryerjes së veprës. Në koordinim me prokurorin publik kompetent po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës ndaj personit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës me procedurë urgjente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments