BallinaLajmeLevica Tetovë / BFI-Myftinia Tetovë për ARABATI BABA TEQE PËRFITOI 23.000 EURO:...

Levica Tetovë / BFI-Myftinia Tetovë për ARABATI BABA TEQE PËRFITOI 23.000 EURO: A USHQEHEN OREKSET POLITIKE ME PARATË E POPULLIT TË VARFËR?

Ndërsa banorët e Tetovës po mbyten në mbeturina, po thyejnë këmbë dhe po dëmtojnë automjetet nga gropat dhe rrugët e trotuaret e dëmtuara, dhe njëkohësisht nuk kanë ujë të shëndetshëm për të pirë, Bilall Kasami dhe klani i tij i bindur në Këshillin e Komunës së Tetovës po luajnë rolin e “samaritanëve të mëshirshëm”, por me paratë e qytetarëve të Tetovës.

‼️ Pa asnjë turp është votuar vendimi për transferimin e plot 1.144.484 denarëve nga buxheti i komunës për mbulimin e tatimit të BFI-së për Arabati Baba Teqenë.

💰 Këtu theksojmë se komuna ka llogari të bllokuar dhe një borxh publik mjaft të madh.

❌️ Kjo nuk është ndihmë, por një ryshfet klasik, i paturpshëm politik dhe populizëm para syve të gjithë opinionit publik!

🔐 Këshilltari i Levicës – Tetovë, Bobi Ilievski, ua hodhi sfidën në fytyrë krijuesve të ideve të tilla, duke u porositur:

“Nëse jeni kaq besimtarë dhe humanistë të mëdhenj, dhuroni nga një pagë dhe kompensim nga xhepi juaj, e jo nga mundi dhe hallet e qytetarëve!”

📌 Është më e lehtë të tregohesh zemërgjerë kur po zbraz arkën e dikujt tjetër.

Ky është një precedent i rrezikshëm dhe i turpshëm. Buxheti mbushet nga të gjithë qytetarët: myslimanë, të krishterë dhe ateistë.

❓️ Sipas cilit kriter Kasami vendos kujt t’ia kthejë tatimet e kujt ta lërë të kërkojë bukë? A do ta marrin nesër të njëjtin trajtim Kisha Ortodokse Maqedonase, Kisha Katolike apo qytetari i zakonshëm që mezi paguan faturat? As në ëndërr!

✅️ Kjo nuk është kujdes për trashëgiminë kulturore. Kjo është një thithje brutale e parave komunale për të blerë paqe politike dhe vota.

Deri kur do të heshtim ndërsa pushtetarët lokalë jetojnë në luks, kurse qyteti ynë i ngjan një deponie?

👇 QYTETARË, KËTO JANË PARATË TUAJA!

A do të lejoni që kaq paturpësisht t’ju grabisin për pikë politike?

#Tetovë #Skandal #LevicaTetovë
#Grabitje #BobiIlievski
#MjaftMë #Ndryshime
#ZëriIPopullit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments