Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i tha drejtpërdrejt Hristijan Mickoskit se ndryshimet kushtetuese janë e vetmja mënyrë për të filluar zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe asgjë më shumë, thotë LSDM.Ja një tjetër provë e qartë e asaj që LSDM ka përsëritur për muaj të tërë. Mickoski nuk duhet t’ua mbyllë më sytë qytetarëve. BE-ja nuk ka kushte shtesë, nuk ka garanci shtesë. Ekziston vetëm një kusht – ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë pakicat në Kushtetutë. Çdo gjë tjetër ishte një gënjeshtër dhe një shpërqendrim”, thotë LSDM.
Opozita i ka kërkuar përsëri qeverisë të thërrasë një referendum.
“Lërini qytetarët të vendosin vetë nëse duan një të ardhme evropiane apo izolim dhe krim. Reforma tani. Pakicat në Kushtetutë tani”, thotë LSDM.
