BallinaLajmeMungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski :Në MPB para përkatësisë etnike...

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski :Në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes së Frontit Evropian, Arbana Pasholli, në lidhje me përfaqësimin e shqiptarëve në pozita drejtuese brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Qendrën Rajonale Perëndim, tha se personeli në MPB, zgjidhet mbi bazën e profesionalizmit dhe jo të përkatësisë etnike, shkruan Portalb.mk.

Deputetja nga radhët e BDI-së pjesë e Frontit Evropian, Arbana Pasholli, ngriti shqetësimin e qytetarëve për mungesën e shqiptarëve në pozita drejtuese në Qendrën Rajonale Perëndim në vend, duke rikujtuar se më herët në këto struktura ka pasur gjithmonë drejtorë ose zëvendësdrejtorë shqiptarë.

Nga ana tjetër, ministri Toshkovski tha se e kishte pritur një pyetje të tillë, duke akuzuar opozitën për manipulim të opinionit publik ose për shpërndarje të informatave të pasakta. Ai theksoi se, ndonëse opozita kishte pretenduar se SPB Dibër do të mbyllej, ajo vazhdon të funksionojë normalisht.

“Kanë kaluar tre, katër, pesë muaj dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Informacionet që po prezantohen janë të pasakta. Pretendimi se shqiptarët janë degraduar nuk qëndron. Pse nuk flisni për Qendrën Rajonale Veri, e cila ka më shumë të punësuar dhe ku për herë të parë një shqiptar mban pozitë drejtuese? Sot, për herë të parë në historinë e Maqedonisë, drejtuesi i Qendrës Rajonale Veri është shqiptar. Kjo qendër mbulon territor shumë më të madh se Qendra Rajonale Perëndim dhe ka numër më të madh të punonjësve policor”, deklaroi Toshkovski.

Ministri Toshkovski shtoi se shërbimet administrative funksionojnë edhe në Likovë dhe disa komuna të tjera. Sipas tij, në MPB mbi 50 përqind e të punësuarve janë maqedonas, ndërsa mbi 39 përqind shqiptarë. Ai pyeti nëse duhet të largohen profesionistët nga pozitat e tyre vetëm për të ruajtur balancën etnike, pavarësisht se e kryejnë punën me profesionalizëm.

Toshkovski theksoi gjithashtu se në Tetovë 66.29 përqind e të punësuarve janë shqiptarë, ndërsa 23.6 përqind maqedonas. Në fund, ai i bëri thirrje deputetes që të ngrejë çështje edhe për komunitetet e tjera, duke shtuar se ai, ndryshe nga opozita, përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të vendit.

Në vendin tonë gati dy vite nuk kemi zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve gjatë punësimit të tyre në institucionet shtetërore. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash e shfuqizoi Balancuesin i cili ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore.

Balancuesi u shfuqizua pas nismës nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sepse, sipas tyre, me të bëheshin abuzime gjatë punësimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments