Kryeministri Hristian Mickoski sot paralajmëroi se shumë shpejtë deputetët do të kenë mundësi të votojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë, se secili ka të drejtë ta përdorë gjuhën e vet amtare, por dikush po tenton të krijojë konflikt etnik aty ku nuk ekziston dhe me atë tregon shembull të keq. Kryeminsitri theksoi se shteti ndërtohet kur mbështesim njëri-tjetrin.
“Njoh shum shqiptarë, ndoshta më shum se ju, të cilët nuk duan të shohin veten në përqindje pasi thonë se janë mjaftueshëm kompetetitiv. Nëse mendoni se do të fitoni simpati, unë ju them se ne do të fitojmë mijëra vota plus nga kjo paraqitje e juaj. Edhe njëherë do ta ripërsëris atë që e kam thënë në opozitë se nuk dua ti shoh njerëzit nëpërmjet përqindjes por nëpërmjet cilësisë dhe optikës objektive”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
