BallinaLajmePunonjësit me kontratë në vepër/ Protestë më datë 22.05.2026,ora 10,para Ministrisë së...

Punonjësit me kontratë në vepër/ Protestë më datë 22.05.2026,ora 10,para Ministrisë së Financave-Shkup.

Të nderuar,

Ju njoftojmë se më datë 22.05.2026 (e premte), me fillim nga ora 10:00, do të mbahet protestë paqësore para Ministrisë së Financave në Shkup, e organizuar nga punonjësit e angazhuar me kontratë në vepër.

Arsyeja e protestës është se për periudhën nga 01.01.2026 deri më 30.04.2026 nuk kemi marrë pëlqim pozitiv për pagesën e mjeteve, për shkak të së cilës nuk na janë paguar pagat/kompensimet për katër muaj.

Me këtë protestë duam të shprehim publikisht pakënaqësinë dhe shqetësimin tonë për vonesën e gjatë të pagesave dhe pasigurinë në të cilën ndodhemi ne dhe familjet tona. Kërkojmë nga institucionet kompetente që urgjentisht ta zgjidhin këtë problem dhe të mundësojnë pagesën e mjeteve të prapambetura.

Data: 22.05.2026 (e premte)

Ora: 10:00

Lokacioni: Para Ministrisë së Financave, Shkup

I ftojmë të gjitha mediat të jenë të pranishme dhe ta informojnë opinionin publik për kërkesat tona dhe arsyet e organizimit të këtij protesti paqësor.

Me respekt,

Grup i të punësuarve të angazhuar me kontratë në vepër

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments