BallinaLajmeAmbasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hidhen poshtë raportimet për thirrje në...

Ambasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hidhen poshtë raportimet për thirrje në MPJ

Shkup, 20 maj – Pretendimet e publikuara nga disa media maqedonase se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i ka shqiptuar demarsh verbal ambasadorit të Shqipërisë në Shkup nuk përputhen me informacionet e siguruara nga burime diplomatike pranë Ambasadës së Shqipërisë, shkruan gazeta KOHA.Sipas këtyre burimeve, ambasadori shqiptar nuk ka qenë fare në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë ditës së sotme dhe as nuk ka pasur ndonjë takim të planifikuar me përfaqësues të këtij institucioni.“Ambasadori nuk ka qenë sot në Shkup, pasi ka pasur angazhime zyrtare jashtë kryeqytetit. Për rrjedhojë, ai nuk ka qenë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë takim ku mund të ishte komunikuar një demarsh”, kanë deklaruar burimet për gazetën tonë.Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se as ndonjë përfaqësues tjetër i Ambasadës shqiptare nuk është ftuar për të marrë një demarsh verbal në emër të misionit diplomatik shqiptar.Nuk ka pasur asnjë komunikim të tillë formal me ambasadorin dhe as me ndonjë përfaqësues tjetër të Ambasadës. Çdo informacion që sugjeron të kundërtën nuk pasqyron gjendjen faktike”, kanë theksuar burimet diplomatike.

Lidhur me qëndrimet e Ambasadës së Shqipërisë për zhvillimet e fundit, burimet vlerësojnë se ato kanë qenë të qarta dhe të artikuluara në përputhje me standardet e diplomacisë.

Raportimet e disa mediave maqedonase për një demarsh të pretenduar ndaj Ambasadës së Shqipërisë erdhën pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me çështjen e gjuhës shqipe dhe protestat e organizuara nga studentët shqiptarë në Shkup. Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga burime diplomatike, nuk ka pasur asnjë procedurë të tillë zyrtare ndaj ambasadorit shqiptar apo ndonjë përfaqësuesi të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments