www.telegrami.mk
22 vite BDI betonoi trasenë e “nacionalizmit” privat -pasurimin e liderit +familjarëve ,oligarkëve dhe gjithë pushtetarëve dhe nuk çante kokën për popullin dhe nuk e meriton kthimin veç i kemi parë…
NDRYSHIMI -VLEN kopje e BDI-së por në miniaturë …
Kanë kaluar afro dy vite nga ardhja e VLEN-it në pushtet dhe shumë qytetarë, sidomos studentët shqiptarë, vazhdojnë të presin rezultate konkrete në çështjet që prekën drejtpërdrejt të drejtat e tyre. Nga protesta e parë studentore e 6 prillit 2026 kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë, ndërsa deri tani nuk ka asnjë ndryshim praktik lidhur me provimin e jurisprudencës apo pengesat tjera që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Deklarata e fundit e bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, se “janë marrë vesh” me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se problemi do të zgjidhet brenda tre muajve, po shihet me skepticizëm nga opinioni. Shumëkush pyet: pse duhen edhe tre muaj të tjerë për diçka që sipas tyre është dashur të zgjidhej që në muajt e parë të qeverisjes?
BLERJE KOHE …
Qytetarët nuk po kërkojnë deklarata optimiste, por vendime konkrete dhe afate që respektohen. Nëse ekziston marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit, atëherë pritjet janë që ndryshimet të ndihen menjëherë në praktikë. Sidomos kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe, një e drejtë që buron nga ligji dhe jo nga vullneti momental politik.
Studentët protestuan, ngritën zërin dhe kërkuan trajtim të barabartë, por deri tani gjithçka mbeti në nivel deklaratash. Çdo shtyrje e re krijon përshtypjen se çështjet e shqiptarëve përdoren më shumë për konsum politik sesa për zgjidhje reale.
Në shekullin 21, qytetarët presin që institucionet të funksionojnë me efikasitet dhe shpejtësi. Kur teknologjia dhe administratat moderne ecin me ritëm të shpejtë, vonesat shumëmujore për të zbatuar një të drejtë ligjore duken si mungesë vullneti politik dhe jo si problem procedural.
VLEN tani ndodhet përballë testit të besueshmërisë. Pas dy vitesh pritje dhe shumë premtimeve, qytetarët nuk do të gjykojnë më nga deklaratat televizive, por nga rezultatet konkrete. Nëse edhe ky afat tremujor kalon pa ndryshime reale, atëherë zhgënjimi publik ndaj VLEN-it do të bëhet edhe më i madh, ndërsa besimi tek premtimet politike do të vazhdojë të zbehet…www.telegrami.mk
==================================================================
Mesut Shabani

