BallinaLajmeVLEN asnjë milimetër i shesin Kurtit U SOS BAC “Rruga Tetovë–Prizren...

VLEN asnjë milimetër i shesin Kurtit U SOS BAC “Rruga Tetovë–Prizren nuk ndërtohet me deklarata politike, zero punime konkrete në RMV ”

www.telegrami.mk

Deklaratat e fundit të Albin Kurti për rrugën Tetovë–Prizren krijojnë përshtypjen sikur projekti ka hyrë në fazë të avancuar realizimi. Por realiteti në terren tregon diçka tjetër: nga ana e RMV-së nuk shihet asnjë punim konkret. Qytetarët dëgjojnë prej vitesh për “vullnet politik”, “operator ekonomik” dhe “nënshkrime projektesh”, ndërsa infrastruktura mbetet vetëm në letër.

Albin Kurti …HEC (EJA) VIZITO VET VENDIN DHE BINDU në …ASNJË MILIMETËR ose kërkund VISIBILITI STUDIO nga Komuna e Tetovës (me siguri Bilall Kasami pret momentin dhe do e shes gjithë trasenë nga një euro-metër katror kuptohet PPP) (mbase premtimi është në letër-ajër …ne nuk jemi duke e parë në publik)

Nuk e flet të vërtetën Albin Kurti . Asnjë milimetër nuk është punuar nga pala e RMV-së për rrugën Tetovë–Prizren, ndërsa qytetarëve u servohen deklarata politike sikur projekti është në fazë realizimi.

Në Tetovë përdoret një shprehje kuranore për VLEN thuaje të vërtetën le të jetë edhe në dëmin tënd ,që shiitët në Iran nuk e pranojnë shprehen thuaje rrenën dhe besoi në fund vetë…Të kanë rrejtur-të kanë mashtruar-të kanë gënjyer .këta VLEN ..në Kosovë treva e Prishtinës ku jam ritur unë e përdor shprehjen UNË REJ TI PËRNIME ,në TETOVË ku kam lindur thuhet RENË E NDAJVA RENË TA KALLXOJ

Kur flitet për “fillim punimesh”, opinioni pret buldozerë në terren, punë konkrete, afate dhe transparencë — jo vetëm premtime, fotografi e deklarata televizive. Nëse projekti është nënshkruar dhe është zgjedhur operator ekonomik, atëherë pse nuk publikohen kontratat, afatet dhe dinamika e punimeve?

Është lehtë të thuhet se “po punohet më intensivisht se qeveria e kaluar”, por qytetarët nuk matin intensitetin me fjalë, por me kilometra të ndërtuara. Deri tani, nga ana e RMV-së nuk shihet as progres real, as llogaridhënie publike.

Rruga Tetovë–Prizren nuk duhet të përdoret si dekor politik për promovim partie apo për marketing elektoral. Është projekt strategjik për shqiptarët dhe për gjithë rajonin, prandaj meriton seriozitet e jo propagandë.

Qytetarët janë lodhur nga “shumë shpejt”, “jemi duke punuar”, “ka vullnet politik”. Në shekullin 21 projektet infrastrukturore nuk maten me deklarata optimiste, por me rezultate konkrete në terren.

Rruga Tetovë–Prizren është projekt strategjik për lidhjen shqiptare dhe rajonale, prandaj meriton seriozitet maksimal. Qytetarët nuk kanë më nevojë për marketing politik e krahasime me qeveritë e kaluara, por për rezultate konkrete. Në shekullin 21 koha e arsyetimeve duhet të ketë përfunduar — ose punohet realisht, ose deklaratat mbeten vetëm tym politik…www.telegrami.mk

MESUT SHABANI TETOVË

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments