www.telegrami.mk
Deklaratat e përfaqësuesve të VLEN se “shumë shpejt” do të zgjidhet çështja e provimit të jurisprudencës po tingëllojnë gjithnjë e më shumë si slogan politik, e jo si plan konkret. Studentët dhe qytetarët nuk kanë nevojë për fjali të paqarta, por për afate kohore dhe përgjegjësi institucionale. Në shekullin XXI, kur teknologjia dhe komunikimi ecin me ritëm marramendës, zvarritja e problemeve themelore është tregues i mungesës së vullnetit dhe organizimit.“Shumë shpejt do ta zgjidhim provimin e jurisprudencës” — kjo është fjalia që qytetarët dhe studentët e dëgjojnë prej kohësh nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Por problemi nuk është vetëm premtimi. Problemi është mungesa e afateve konkrete. Në politikë, fjala “shpejt” pa datë dhe pa përgjegjësi shpesh tingëllon si mënyrë elegante për ta shtyrë një problem pa fund.
Studentët nuk jetojnë me deklarata politike, por me afate, me ankth dhe me vite të humbura. Dikush pret diplomën, dikush pret licencën, dikush pret një vend pune. Ndërsa politika vazhdon me fjali të mjegullta: “do të bëhet”, “jemi duke punuar”, “shumë shpejt”. Në shekullin XXI kjo nuk mjafton më.
Mendimi im personal është se sot gjërat duhet të lëvizin me shpejtësinë e dritës. Bota nuk është më ajo e vitit 1900. Atëherë informacioni udhëtonte me ditë e muaj, ndërsa sot me sekonda. Inteligjenca njerëzore, teknologjia dhe organizimi institucional kanë avancuar aq shumë, sa problemet që dikur kërkonin vite, sot mund të zgjidhen për një ditë nëse ekziston vullneti politik.
Madje shpesh thuhet si krahasim simbolik se niveli i dijes që dikur e dallonte një elitë akademike në fillim të shekullit XX, sot është bërë njohuri bazike për një nxënës të zakonshëm. Kjo tregon se njerëzimi ka ecur përpara me ritëm të jashtëzakonshëm. Vetëm politika në Ballkan vazhdon të ecë me ritmin e karrocës së vjetër.
Prandaj qytetarët nuk kanë pse të dëgjojnë më fjalën “durim”. Durimi nuk mund të jetë program qeverisës. Nëse një problem dihet, atëherë duhet të ketë datë konkrete për zgjidhje. Nëse nuk ka afat, atëherë ekziston dyshimi se nuk ka as seriozitet.
Në kohën e inteligjencës artificiale, të komunikimit instant dhe të vendimeve që merren online për minuta, është absurde që studentët të mbeten peng të deklaratave pa kalendar. Shekulli XXI nuk pret askënd. Ose ecën me kohën, ose mbetesh i bllokuar në mentalitetin e së kaluarës.
Sot nuk jetojmë më në kohën kur problemet zgjidheshin me vite. Bota ka ndryshuar, inteligjenca dhe mundësitë njerëzore kanë avancuar jashtëzakonisht shumë. Nëse dikur informacioni udhëtonte me muaj, sot ai përhapet për sekonda. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët nuk pranojnë më politikën e “durimit”. Në kohën e inteligjencës artificiale dhe vendimeve që mund të merren brenda ditës, edhe çështjet e studentëve duhet të trajtohen me urgjencë reale. Sepse shekulli XXI kërkon shpejtësi, përgjegjësi dhe rezultate konkrete — jo vetëm premtime pa datë…www.telegrami.mk
Mesut Shabani

