BallinaLajmeHumori anglez për Albin Kurtin-S VLEN-Mickoskin/ Nga Himni Shqiptar në Tetovë te...

Humori anglez për Albin Kurtin-S VLEN-Mickoskin/ Nga Himni Shqiptar në Tetovë te “Ode to Joy”në SHKUP: Europianizëm apo Standard i Dyfishtë,S VLEN?

www.telegrami.mk

Kongresi i fundit i VLEN-it hapi debat jo për programin politik, por për simbolikën që u përcoll në sallë.

(Kur nuk ke çka të ofrosh në program politik,ofro simbolika që të bëhet muhabeti ndër njerëz pas Kongresit.Lirisht mund të mbaheshin fjalimet në gjuhën maqedonase ,nuk e di pse VMRO-i përktheu shqip më mirë do tingëllonte në origjinal maqedonisht për grupin e interesit ….përfolet te humori anglez në Tetovën e Mehmet Pashë Derallës)

Në vend të himnit shqiptar, u dëgjua himni europian, një zgjedhje që shumë shqiptarë nuk e pritën mirë që ishin në sallë , sidomos duke pasur parasysh praninë e Hristijan Mickoski i cili në tubimet maqedonase nuk heq dorë nga simbolika e fortë kombëtare maqedonase. Kjo krijoi përshtypjen se patriotizmi lejohet për njërën palë, ndërsa për tjetrën kërkohet “moderim europian”. (Këtij mozaiku me Kurtin dhe Mickoskin i mungonte prezenca fizike e Vuçiçit (ai është në Qeveri Mickoski-VLEN me reprezentuesin Stolikoviçin) ,ndërsa fryma e Rankoviçit-tuta si prani përfluturoi në Kongresin e S VLEN)

Askush nuk është kundër Europës dhe vlerave europiane, por integrimi nuk nënkupton fshirjen e identitetit kombëtar. Në shumicën e vendeve europiane, himni kombëtar mbetet simbol normal dhe krenari shtetërore edhe te partitë më pro-europiane. Prandaj reagimet nuk lidhen me himnin europian si ide, por me ndjesinë se shqiptarëve shpesh u kërkohet të jenë më “europianë” se vetë ata që vazhdojnë të mbushin sallat e tyre me nacionalizëm.

———————————————————————————-

Humori anglez për S VLEN në Tetovë

Në kongresin e S VLEN-it nuk u dëgjua himni shqiptar, por ai europian. Deri këtu, dikush mund të thotë: “ok, vizion europian”.


Por problemi nisi kur aty ishte edhe Mickoski.Blagodarime. Si ishte ajo kënga për Xhaxhin Dilni o se na erdh Enveri ,varianti për Mickoskin ,që do e këndonin dyshja Bilall Kasam-Izet Mexhit (pa i)

Ја излези Ѓурѓо

Ја излези Ѓурѓо, ја излези сестро,
ја излези Ѓурѓо на пенџере.
Ај, ја излези Ѓурѓо на пенџере.

Да ги видиш Ѓурѓо, да ги видиш сестро,
да ги видиш Ѓурѓо комитите.
Ај, да ги видиш Ѓурѓо кoмитите.

Како одат Ѓурѓо, како одат сестро,
како одат Ѓурѓо ред поред друг.
Ај, ред поред друг, девет реда.

Напред оди Ѓурѓо, напред оди сестро,
напред оди Ѓурѓо бајрактарот.
Ај, бајрактарот Ѓурѓо, Јордан Пиперка.

Право одат Ѓурѓо, право тргат сестро,
право одат Ѓурѓо за Прибилци.
Ај, за Прибилци Ѓурѓо, кај мудурот.

Да ја платат Ѓурѓо, да ја платат сестро,
да ја платат Ѓурѓо вергијата.
Ај, вергијата Ѓурѓо, тригодишна

Te kongreset maqedonase, nga himnet nacionaliste maqedonase të dhemb veshi sa mezi pret pushimin për aspirin.
Ndërsa te shqiptarët, papritur u bë europian i heshtur, sikur Brukseli të kishte zbritur direkt në sallë.

Kjo është pak si humori anglez:
“Kur komshiu bën zhurmë patriotike, quhet traditë.
Kur ti kërkon himnin tënd, quhet shqetësim politiko-teknik.”

Evropa ndoshta është larg për Maqedoninë e Veriut, por standardi i dyfishtë duket se ka hyrë pa viza…mungonte EVROPA ndërsa ishte Rusia-IRANI-Kina- Serbia ….www.telegrami.mk

=============================================================

P.S.Për Izet Mexhitin – Bilall Kasamin – Albin Kurtin – Mickoskin një frymëmarje leximi … si mbahen kongreset partiake të atye shteteve që janë pjesë e BE -së.

Në shumicën e vendeve europiane, në kongreset e partive politike zakonisht dëgjohet himni kombëtar i shtetit ose fare nuk përdoret himni. Himni i BE-së (“Ode to Joy”) përdoret më shumë në ngjarje zyrtare europiane, kongrese të partive paneuropiane ose kur duan të japin simbolikë pro-BE.

Për shembull:

  • Në France partitë shpesh përdorin simbole kombëtare franceze.
  • Në Gjermani kongreset kanë më shumë fokus partiak, por kur përdoret muzikë simbolike, identiteti kombëtar nuk shmanget.
  • Në Hungari, Poloni apo vende më nacionaliste, himnet kombëtare janë shumë të pranishme.

Himni europian zakonisht nuk e zëvendëson himnin kombëtar, por përdoret si shtesë simbolike për orientim pro-europian.

Pikërisht për këtë arsye, kur një parti shqiptare në Maqedoni të Veriut zgjedh vetëm himnin europian dhe jo atë shqiptar, shumë njerëz e lexojnë si mesazh politik ndikues nga themeluesit Mickoski- Kurti,dhe jo thjesht ceremonial.

Pra dita e mirë duket që në mëngjes…S VLEN nuk përfaqson Tetovën (po çka se Bilall Kasami është nga Tetova vetëm interesohuni kush familje të kaluar kishte ) …S VLEN përfaqson një grup interesi nga Çairi Izet Mexhitin-Afrim Gashin-Bekim Sali vetëm interesohuni kush familje kishin…

Mesut Shabani -Tetovë

Vendi im i preferuar SHBA

Vendi ku do jem një ditë pas 20 viteve ose …Te varrezat në Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments