BallinaOpinionDritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin-Pjesa e shtatë

Dritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin-Pjesa e shtatë

Sulmi ndaj Iranit nuk është luftë

Sulmi ndaj Iranit nuk është thjeshtë një luftë që filloi një ditë të bukur të muajit të begatë të Ramazanit, më datë 28 shkurt, por është pjesë e një operacioni që ka shekuj që zhvillohet.

Kur i sheh ngajrjet që po zhvillohen tashti të duket si diçka e paplanifikuar dhe ndoshta disa edhe mund ta konsiderojne sporadike, por jo mos u mashtroni, ajo çka po ndodh është pjesë e një plani të madh, farat e të cilit janë hedhur shekuj më parë dhe me kalimin e kohës ato vetëm marrin formë sipas kushteve historike aktuale.

Dhe në momente të caktuara bazuar mbi sekuanca të ngjarjes si kjo e tanishmja të gjithë bëjnë pyetjen : Pse nuk qëndron asnjë armëpushim? Pse negociatat nuk konnkludojnë?

Për të kuptuar pse-në, le të shohim dallimin midis luftës dhe asaj që çfarë kjo është në të vërtetë.

Lufta është një vendim politik, ku luftohet për tokë, burime e avantazhe strategjike.

Dhe luftërat gjithnji përfundojnë, pasi njëra nga palët humbet luftën ose nuk arrin qëllimet politike për të cilat e ka nisur.

Por kjo që po ndodh nuk është luftë e thjeshtë për qëllime thjesht politike.

Këtu objektivi nuk është toka, burimet ose avantazhet strategjike, këtu objektivi është një kategori qëniesh njerëzore, një popull, një qytetërim, një fe dhe të tëra këto të definuara si problem. Dhe e vetmja mënyrë për ti dhënë fund një problemi është ta eleminosh të gjithin.

Për këtë arsye asnjë armëpushim nuk mund të qëndrojë e asnjë negociatë nuk mund të konkludojë.

Pasi kjo është një lloj specifik i luftës, është një luftë e shenjtë e karakterizuar nga kombinimi i karakterit ushtarak me motive fetare e shpirtërore.

Për këtë mjafton të shihni e të dëgjoni fjalimet e agresorëve- Trump, Hegseth, Rubio e Mileikovski (Netanjahu).

Pra kjo është një kryqëzatë.

Një kryqëzatë e nisur 930 vjetë më parë, në vitin 1096 kur edhe nisi kryqëzata e parë.

Dhe kryqëzatat nuk përfundojnë kurrë pasi vetë mbijetesa e objektivit dhe ekzistenca e tij, përbën fyerje për agresorin.

Nëse do bëni pyetjen se pse kjo kryqëzatë nuk rinisi më parë? – Duhet të shifni Rusinë.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri,e frenoi këtë kryqëzatë të rinisur në 2011 me vrasjen e Kadafit.

Pesha e saj diplomatike dhe fuqia ushtarake kinetike në terren ishte një nga faktorët kryesor që i vuri fre kësaj kryqëzate.

Por gjithçka ndryshoi në 2022.

Ajo që bëri ndryshimin ishte Ukraina.

Lufta në Ukrainë e detyroi Rusinë që të përqëndronte gjithë burimet e sajë kryesore diplomatike, ekonomike dhe ushtarake në këtë teatër lufte, duke lënë hapësirë të madhe për kryqëzatën që të vazhdonte aty ku e kish lënë.

Dhe kur sheh pafuqinë e Rusisë për të ndërhyrë ushtarakisht si në Siri në 2024, dhe sot në Iran, e kupton më së miri se përse kryqëtarëve të kryqëzatës ju duhej dhe ju duhet Ukraina.

Pamvarësisht se edhe këtë kryqëzatë e nisën me justifikimin e një lufte ndaj “terrorizmit”, pastaj më pas e vazhduan me “armët e shkatërrimit në masë”, dhe tashti me “armët bërthamore” e “programet bërthamore” ose “sigurinë rajonale, a globale”, justifikimi thjesht ka ndërruar sipas kohës, por qëllimi ka mbetur i njëjti.

Ashtu si kolonizatorët e parë europianë, edhe këta kristiano-sionistët po përdorin misionet civilizuese, si një detyrim i popujve superiorë për të qeverisur ata inferiorë (Bordi i Paqes).

Që 930 vjet, viktimat janë konsideruar njësoj në tekstet e tyre, me të njëjtat terma të ngjashme: popuj primitivë; popuj të egër; popuj të paqytetëruar; subhumanë, fjalori ka mbetur i njëjtë ashtu si llogjika dhe rezultati.

Ata që sot drejtonë dhe manaxhojnë këtë kryqëzatë sëbashku me shërbëtorët e tyre nuk tremben aspak nga sharjet, apo nga fyerjet që mund t’ju bëhën nëpër media të varura e të pavarura.

E vetmja gjë që i tremb agresorët është vetëm qartësia e njerëzve.

Ata frikësohen kur shumica e njerëzve të arrijnë të shohin qartë pamjen dhe ta emërtojnë atë ashtu si duhet, duke e quajtur – një kryqëzatë kriminale dhe genocidiale.

Dhe në mënyrë që të pengojnë këtë qartësim të pamjes te njerëzit, po përdorin mjeshtërisht median dhe shërbëtorët e tyre në media të cilët e prezantojnë çdo luftim në këtë teatër lufte si një episod i veçantë.

Gaza më vete dhe ajo është histori e Hamasit.

Libani më vete e ai është histori e Hezbullahut.

Jemeni më vete e ai është histori e Huthëve.

Siria më vetë si një histori e një lufte civile.

Libia po ashtu si një histori e një lufte civile më vete.

Iraku si histori e armëve të shkatërrimit në masë.

Irani si histori e armëve bërthamore.

Secila një lajm më vete, secila një analizë më vete që të krijohet ideja e një gjëjë pa plan, pa sekuencë, pa model.

Diçka sporadike.

Dhe kur krijon idenë e diçkaje pa plan e model, sporadike, atëherë

është shumë e thjeshtë që të krijosh idenë se agresori në fakt nuk është agresor kolonizator dhe kriminel, por ai është shpëtimtar dhe paqebërsës, i cili ka ndërhyrë këtu në këtë rajon thjeshtë për të vendosur paqen në këto fusha luftimi të cilat, duke u paraqitur veçmas nuk të mundsosjnë të shohësh të gjithë filmin, por ta shohësh atë vetëm si fotografi, dhe kështu të glorifikosh gjithnji vrasësin si shpëtimtar.

Në realit të gjitha ato sekuenca të lartpërmendura janë pjesë e një teatri lufte të vetëm.

Sipas Fjalorit Enciklopedik Ushtarak Teatri i Luftës do të thtoë: Hapësira të gjëra tokësore, detare dhe ajrore, brenda kufijve të të cilave Forcat e Armatosura të shteteve ose të koalicioneve të shteteve ndërluftuese shvillojnë veprimtari luftarake të shkallës strategjike, sipas pkëpamjes së disa ushtrive, dhe ky teatër lufte mund të ndahet në disa teatro të veprimtarisë luftarake të shkallës operative.

Pra, aktualisht agresioni në Siri, në Gaza, në Liban, në Jemen dhe në Iran është një teatër i vetëm luftarak, i kryr nga kualicioni kristiano-sionist – Amerikano-Izraelit, ndaj kualicionit luftarak të Iranit me Hezbullahun-Huthët-Hamasin-Milicitë shiite në Irak, dhe këtu kur kemi përplasjen e dy koalicioneve, jemi në shkallën strategjike.

Por të gjitha këto të marra veç e veç, Gaza më vete, Huthët më vete, Hezbullahu më vete, Irani më vete, Milicitë shiite mëvete, janë operacione më vete dhe konsiderohen teatro të shkallës operative.

Dhe kur i paraqet si operacione më vete, mbetesh te shkalla operative dhe nuk kalon në shkallën strategjike, në momentin që kalohet në shkallën strategjike, e kupton se kjo është një kryqëzatë dhe jo thjesht një luftë, ose më thjeshtë një operacion vetëm strategjik.

Dhe duke ju kthyer historisë në retrospektivë, nuk ekziston në asnjëmoment që kryqëzatat të kenë mbaruar në një kohë të shkurtër, dhe asnjëherë me paqe.

Dhuna çnjerëzore në një kryqëzatë, ashtu si edhe në këtë, konsiderohet hyjnore dhe e detyrueshme.

Një luftë mbaron ose kur arrihen objektivat politikë, ose kur

mbarohen burimet njerëzore dhe materiale.

Ndërsa një kryqëzatë nuk mbaron kurrë, ajo mund të ndalojë nëpërmjet shumë pretendimeve kur i mbarojnë burimet njerëzore dhe materiale, por ajo do të rifillojë sërish, sapo ato burime të mendohet se janë të nevojshme për një tentativë tjetër, pasi ata që kryejnë kryqëzatat, dje dhe sot, kanë bindjen e supremacisë së tyre dhe se janë të jashtzakonshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments