BallinaLajmeBajram Rexhepi / BILALL KASAMI DHE VLEN GODASIN DREJTPËRDREJT FAMILJET TETOVARE!

Bajram Rexhepi / BILALL KASAMI DHE VLEN GODASIN DREJTPËRDREJT FAMILJET TETOVARE!

Me vendimin e ri të këshillit komunal të votuar nga koalicioni VLEN-VMRO, barra kryesore finaciare bie sërish mbi qytetarët dhe amvisëritë, jo mbi bizneset apo institucionet.

• Amvisëritë në qytet: rritje rreth 20% (nga 3.2 në 3.8 den/m²)

• Fshatrat (540 → 600 den): rritje rreth 11%

• Fshatrat malore (340 → 600 den): rritje drastike deri 76%

• Bizneset dhe objektet publike: rritje rreth 11% rritje

Është hequr plotësisht tipizimi i vjetër, ku zonat malore paguanin më pak. Me çmimoren e re, të gjitha fshatrat trajtohen njësoj, duke i goditur më rëndë pikërisht familjet në zonat më të ndjeshme.

Edhe në kohë krize ekonomike, inflacioni dhe rritjeje të kostove të jetesës, Bilall Kasami dhe koalicioni VLEN-VMRO në vend që të mbrojnë familjet tetovare, ato po i detyrojnë të paguajnë më shumë.

Tetova po shndërohet në arkë private për zhvatje të qytetarëve dhe pasurim të individëve të afërt me pushtetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments