BallinaLajmeNikolloski: Në Korridorin 8 po realizojmë projekte serioze infrastrukturore, pres të njëjtin...

Nikolloski: Në Korridorin 8 po realizojmë projekte serioze infrastrukturore, pres të njëjtin përkushtim edhe nga Bullgaria dhe Shqipëria

Ndërtimi i pjesës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8 do të kushtojë rreth 5 miliardë euro. Projektet për lidhjen hekurudhore dhe autostradale në vend po zhvillohen mirë dhe shpresoj që me të njëjtën përgjegjësi të punojnë edhe fqinjët tanë, Shqipëria dhe Bullgaria, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, para takimit për aktivitetet dhe planet për projektet e Korridorit 8, i cili po mbahet në bashkëpunim me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

Sipas Nikolloskit, shteti po tregon kapacitet për të menaxhuar projekte të mëdha infrastrukturore, ndërsa për projektet që, siç tha ai, ishin “të bllokuara dhe të harruara” vite më parë, tani ka realizim serioz.

Në lidhje me lidhjen hekurudhore me Sofjen, ai informoi se është shpallur tenderi për mbikëqyrjen e fazës së tretë nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair dhe brenda 10 ditëve pritet të shpallet edhe tenderi për zgjedhjen e ndërtuesit.

“Shpresoj që sa më shumë kompani evropiane dhe botërore të aplikojnë për mbikëqyrjen e fazës së tretë, dhe brenda dhjetë ditëve të dalë edhe tenderi për ndërtim, në mënyrë që gjatë verës të fillojnë punimet për segmentin nga Kriva Pallanka deri te tuneli i përbashkët me Bullgarinë,” tha Nikolloski.

Vlera e vlerësuar për fazën e tretë mbetet e njëjtë. Ai shpreson që Bullgaria të ketë së shpejti qeveri stabile dhe të vazhdohet bashkëpunimi për ndërtimin e tunelit, me afat përfundimi 2031–2032, sipas planit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments